Aktualitet

Takimi i radhës! Berisha mbledh demokratët e Vaut të Dejës të dielën

28 Janar 2022, 15:02 Nga DOSJA
Takimi i radhës! Berisha mbledh demokratët e Vaut të Dejës

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë një tjetër takim me demokratët. Në një postim në Facebook, vetë Berisha bën me dije se këtë fundjavë do të mblidhet me demokratët e Vaut të Dejës. Takimi do të zhvillohet ditën e dielë, më 30 janar në Kompleksin Armando në Stajkë.

“Njoftim! Ditën e dielë në ora 15:00 ne Kompleksin Armando në Stajkë mbahet Foltore me qytetarët e Vaut të Dejës! Bashkë sjellim shpresën dhe fitojmë! Ftohen të gjithë të marrin pjesë! sb,”- shkruan Berisha në postim. 

Pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Berisha nisi aksionin e tij me demokratët. Ai zhvilloi ‘Foltore’ më të gjitha zonat e Shqipërisë, por nuk munguan as takimet online me shqiptarët e Amerikës. Tashmë, Berisha ka ngritur Komisionin për Rithemelimin e Partisë Demokratike që po bëhet gati për zgjedhjet e pjesshme lokale në vend.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll