Aktualitet

VD-U nxor me forcë, letra e Liza Markut: Mariglen Qato më tha ‘do marrësh leshtë!

28 Janar 2022, 15:23 Nga DOSJA
VD-U nxor me forcë, letra e Liza Markut: Mariglen Qato më tha

TIRANË – Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve ishin të pranishëm dhe disa prej banorëve të lagjes “5 maj”, të cilëve iu shemb banesa në 19 janar nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë. 78-vjeçarja Liza Marku, banores që iu prish shtëpia së bashku me të fëmijëve të saj shkroi një letës, e cila u lexua nga i biri Elsoni para Komisionit të Ligjeve. Ajo tregoi gjuhën fyese dhe ofenduese që përdori kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Tiranës Mariglen Qato, pasi forcat e policisë e nxorën zvarrë nga shtëpia duke mos e lënë të merrte me vete as plaçka.


“Nuk më lanë të merrja as rrovat. Mariglen Qato më tha se s’ke për të marrë as rroba, as shtëpi, më tha ‘do marrësh leshtë’. Ndjesë!”, lexoi një fragment të letrës së Liza Markut, i biri i saj Elson Marku sot në Komisionin e Ligjeve.

LAJMI KRYESOR: ‘Ligjet’ për ‘5 Majin’, mungon Veliaj! Raporton Nano. Marku: Vdes në rrënoja e s’dal

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i ligjeve 28 janar 2022 liza marku mariglen qato komisioni i ligjeve 28 janar 2022 liza marku mariglen qato

Sondazh

Poll