Aktualitet

Prodhim kriptomonedhash në Shijak, arrestohen 2 persona (EMRAT)

28 Janar 2022, 14:06 Nga DOSJA
Prodhim kriptomonedhash në Shijak, arrestohen 2 persona (EMRAT)

DURRËS– Dy të arrestuar në Durrës. Policia informon se në vijim të operacionit policor të koduar, ‘Kriotfarm’ janë vënë në pranga dy administratorët e subjekteve të ngritura për për krijimin e kriptomonedhave, në Shijak.

Në pranga ka rënë Enxhi Hasani, administrator i subjektit të ngritur për krijimin e kriptomonedhave dhe një 57-vjeçar, administrator i subjektit që krijonte Bitcoin në Fllakë. Këta persona do të akuzohen për “Mashtrim kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen para drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

NJOFTIMI:

Vijon operacioni policor i koduar “KRIPTOFARM”. Vihen në pranga dy administratorët e subjekteve të ngritura për krijimin e kriptomonedhave, në Shijak, Durrës.Specialisët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit policor të koduar “KRIPTOFARM”, i zhilluar disa ditë më parë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të dy shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni:E. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i subjektit të ngritur për krijimin e kriptomonedhave, në fshatin Pjezë, Shijak;E. H., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i subjektit të ngritur për krijimin e kriptomonedhave në fshatin Fllakë, Durrës.Gjatë operacionit “KRIPTOFARM” u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime për ngritjen e dy strukturave për prodhimin e kriptovalutave që krijohen me anë të futjes dhe ndryshimit të të dhënave kompjuterike në pajisje elektronike, duke krijuar përfitime monetare. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen para drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet enxhi hasani kriptomonedha kriptomonedha ne shijak operacioni kriptofarm enxhi hasani kriptomonedha kriptomonedha ne shijak operacioni kriptofarm

Sondazh

Poll