Aktualitet

Kadastra e Durrësit, shkarkohet përgjegjësja e sportelit, qytetarët pa shërbime

28 Janar 2022, 13:54 Nga DOSJA
Kadastra e Durrësit, shkarkohet përgjegjësja e sportelit,

Kjo agjenci e Kadastrës në këtë qytet ndodhet në situatë të vështirë për shkak se po kërkohet shkrirja kësaj agjencie për shkak të shkeljeve të shumta të konstatuara nga autoritetet shtetërore.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kërkuar shkarkimin e të gjithë zyrtarëve të kësaj kadastre për shkak të abuzimeve në dokumentacione.

Pra praktikisht, ne i kemi referuar Drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës shkrirjen e kësaj drejtorie. Nga drejtori i ASHK-së Durrës, tek përgjegjësi i sektorit të hartografisë, specialist i hartimit të hartografisë, përgjegjësi i sektorit të kalimit të pronësisë dhe dhjetë specialistë të kësaj drejtorie. Janë 215 dosje legalizime objektesh që janë marrë në shqyrtim nga inspektorët tanë vetëm për periudhën gusht-tetor 2021, ku ka rezultuar se këto dosje mungonin dokumentacionet që kërkon ligji. Një praktikë pune abuzive dhe fiktive pa vetëdeklarime, pa akte evidentimi në terren, pa kartela të pasurisë apo statusit juridik të pronës, pa harta tregues dhe një sërë shkeljesh të tjera”, është shprehur ministri Manja.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kadastra e durresit ulsi manja kadastra e durresit ulsi manja

Sondazh

Poll