Aktualitet

Veliaj nuk vjen në Komisionin e Ligjeve për ‘5 majin’, opozita: E presim!

28 Janar 2022, 14:00 Nga DOSJA
Veliaj nuk vjen në Komisionin e Ligjeve për ‘5 majin’,

TIRANË – Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve kërkuan që të shtyhej seanca për një datë për të pritur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili mungoi sot në këtë seancë lidhur me shembjen e banesave në lagjen ‘5 maj’. N/kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ironizoi kryebashkiakun e Tiranës Veliaj se përse duhet të ketë frikë për të ardhur në komision pasi ka treguar se është prej hekuri. Ai shtoi se kryetari i bashkisë së Tiranës po injoron jo vetëm opozitën, por edhe kuvendin e mazhorancën socialiste.


PJESË NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT TË LIGJEVE:

DHURATA ÇUPI: E shtyjmë mbledhjen, e presim. Nuk është një çështje e lehtë, është çështje mbijetesë. Kërkojmë të shtyjmë, kur të gjejë kohë letë vijë.

ENKELEJD ALIBEAJ: Duhet tu kërkojmë falje qytetarëve, të cilët janë pa çati. Është në detyrimin tonë individual që të ruajmë cipën e Kuvendit. Çfarë është ky kryetar bashkie që nuk begenis as ne, as qytetërt, as ju, as Kuvendin?! Edhe në letrën që ju lexuat, nuk kishte një justifikim. Të na thotë arsyen pse mungon, është me COVID, apo është duke u marrë me federatën e futbollit?!

Shkresat që ka nxjerrë bashkia, ja, pa fund. Duhet ta dëgjojmë, dueht të përballet me njerëzit. Ky ka frikë që tregoi se është i gjithi prej hekuri?
Pretendojnë që janë me të drejtën. Djersë e gjak kanë ndërtuar një shtëpi. Sipas rregullave që ky palo shtet ka patur. Duhet të vijë atje. Kanë ardhur këta të policisë, shumë mirë, por të vijë ai strumbullari se e thotë vetë që është strumbullari I dëshmshpërblimit të dëmeve të tërmetit dhe shembjes së banesave. Kështu e tregojnë faktet.

Të japë sqarime, jo vetëm për ne, por dhe për publikun. Ky është shteti që duhet të mendojë për qytetarët. Nuk duhet të biem në kurthin e talljeve. Është si teatër, vijmë në orën 14:00, lexojmë letrën, ikim në shtëpi, kalojmë fundjavën. Ne nuk duam të turpërohemi. Të shpalosë arritjet e mëdha të bashkisë së Tiranës. Kur vijnë këtu sa herë që kaën buxhetet të pushtetit lokal thonë që pushteti lokal kërkon grante, punonjës. Sduhet të bëjmë ndarje.

Shkuan me fadroma në 5 të mëngjesit, mbase dhe me gazlotsjellës, u bënë gjëmë duke u shembur banesat. Mbase duhej të ishit atje. Ai shpërfill çdo gjë, mbi ligjin, Kuvendin. Duhet tju ngre dhe juve qimet përpjetë. E keni detyrim ta kontaktoni që të caktohet dita dhe ora për takim kur ta ketë mundësinë. Edhe këta të tjerët

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike enkelejd alibeaj erion veliaj komisioni i ligjeve enkelejd alibeaj erion veliaj komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll