Aktualitet

Meta: Rrezikojmë krizë! Koalicioni ‘bravo-brava’ të bëhet gati, në 2023 jam në garë

28 Janar 2022, 08:40 Nga DOSJA
Meta: Rrezikojmë krizë! Koalicioni ‘bravo-brava’ të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar rikthimin e tij në politikë. Në një konferencë me gazetarët nga Presidenca, Meta tha se në vitin 2023 do të futët në garë për zgjedhjet lokale, duke shtuar se kryeministri Edi Rama e kryedemokrati Lulzim Basha duhet të bëhen gati për tu përballur me të.

Teksa i pagëzoi me emrin koalicioni “Bravo-Brava”, Kreu i Shtetit akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha për aleancë në këto 8 vite. Meta u ndal te borxhi publik. Ai tha se niveli i borxhit ndër vite në vend mund të shkaktojë krizë të fortë e sipas tij ligji për buxhetin e 2022 nuk bëri real shifrat për nivelin e borxhit të vitit 2021. Presidenti akuzoi qeverinë se falë projekteve PPP, financimet e të cilave sipas tij nuk janë transparente, ka ndërmarrë veprime klienteliste. Meta kërkoi të merren masa, të parandalohet sipas tij humnera ekonomike.

Presidenti Ilir Meta lexoi më herët edhe një postim të tij në rrjetet sociale ku solidarizohet me shqetësimin e komunitetit të gazetarëve si dhe dënoi sulmet kibernetike ndaj disa mediave online, që sipas kreut të shtetit, janë kritike me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës. Meta tha se është i detyruar që ta lexojë këtë qëndrim pasi “censura po mbretëron kudo”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Meta: Paralajmëroj koalicionin Bravo-Bravo, do recitoj poezinë e shefit të “Ina-Ina”

‘Me 6 Mars futet Meta&Berisha’/ Pyetet për deklaratën e Ramës, presidenti e injoron

PARALAJMËRON Meta: Ktheni borxhin ndaj PBB, rrezikojmë financat publike

Sulmi i mediave, Meta: Ata po vihen në presion, mua do më keni në krah

Sulmi i mediave, Meta: Ata po vihen në presion, mua do më keni në krah

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta meta me gazetaret 28 janar 2022 ilir meta meta me gazetaret 28 janar 2022

Sondazh

Poll