Sport

Seaman: Arsene Wenger do ishte perfekt si trajner i Chelsea

20 Shkurt 2019, 17:26 Nga DOSJA
Seaman: Arsene Wenger do ishte perfekt si trajner i Chelsea

Ish portieri i Arsenalit, David Seaman ka sygjeruar se Arsene Wenger do ishte zëvëndësuesi ideal i Mauricio Sarrit tek Chelsea.

Wenger përfundoi aventurën e tij me ‘Gunners’ në fund të sezonit të kaluar pas 22 vitesh në drejtim të klubit londinez. Ai arriti të fitojë 3 herë Premier League-n dhe 7 FA Cup.

Ndërkohë në kampin e Sarrit presioni po rritet ditë pas dite në Stamford Bridge, sidomos pas një humbje 2-0 kundër Manchester United në ndeshjen e fundit.

Seaman beson se nëse karrikja e trajnerit tek Chelsea do zbrastiset, Wenger mund të ndihet se ka hesape të pambyllura në Premier League.

Arsene ka thënë gjithmonë se nuk do kthehej më në Premier League, për shkak të dashurisë që ka për Arsenalin dhe se nuk do ishte e hijshme që ai të përballej me ish klubin e tij.

Por kohët mund të ndryshojnë dhe ai mund të mendojë se ka disa hesape të pambyllura dhe se duhet t’u mbyllë gojën disa personave.

Për mua, Arsnene mori shumë kritika që nuk ishin të merituara sezonet e fundit.

Ai do bënte një punë të mirë atje. Ai do bënte një punë të mirë në çdo vend sepse është trajner i madh. 

Francezi është i vetmi trajner në historine e Premier League që ka arritur të fitojë kampionatin pa asnjë humbje.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenal arsene wenger chelsea david seaman arsenal arsene wenger chelsea david seaman

Sondazh

Poll