Sport

Icardi gënjen Interin? Skaneri në gju nuk tregon shenja dëmtimi

20 Shkurt 2019, 14:08 Nga DOSJA
Icardi gënjen Interin? Skaneri në gju nuk tregon shenja dëmtimi

Pasi humbi 2 ndeshjet e fundit me Interin për shkak të dhimbjes së gjurit, Icardi u dërgua për një skanim sot të mërkurën në mëngjes.

Interi tashmë ka konfirmuar se skaneri nuk arriti të zbulojë asnjë dëmtim, duke dhënë deklaratën si më poshtë.

Sot në mëngjes, Mauro Icardi kaloi një skanim në klinikën mjekësore ‘Insituto Clinico Humanitas’ në Rozzano për shkak të dhimbjes që kishte në gju.

Skanerët nuk arritën të evidentonin asnjë ndryshim të dukshëm të krahasuar më skanimet që janë bërë në fillim të sezonit.

Icardi kohët e fundit ka pasur mosmarrëveshje me ekipin e tij lidhur me kontratën, ku këta të fundit i hoqën atij shiritin e kapitenit javën e kaluar.

Pas atij vendimi, argjentinasi nuk u grumbullua në ndeshjen që interi kishte kundër Rapid Vienna në Europa League, duke u justifikuar me dhimbje gjuri.

I njejti shqetësim e la jashtë fushave dhe në ndeshjen me Sampdorian në Seria A, por skaneri që ka bërë në ditën e sotme n aka lënë më shumë pyetje sesa përgjigje.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport inter milan mauro icardi inter milan mauro icardi

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2019, 17:46

Kushëriri i Sala:”Ata e vranë Emilianon”

Kushëriri i të ndjerit Emiliano Sala beson se nëse do të ishte treguar më shumë kujdes gjatë udhëtimit të futbollistit nga Nantes në Cardiff, vdekja e tij nuk d...

Sport 19 Shkurt 2019, 17:02

Roberto Firmino i gatshëm për sfidën me Bayern

Sulmuesi Brazilian, Roberto Firmino, ishte në dyshim nëse do lunate në ndeshjen e sotme kundër Bayern Munich për shkak të një virusi, po mesa duke ai tani është...