Sport

James do rikthimin në Madrid. “Atje kam gjithçka”

20 Shkurt 2019, 16:15 Nga DOSJA
James do rikthimin në Madrid. “Atje kam gjithçka”

Pas ndeshjes së Livepool me Bayern Munich e cila u nda në barazim pa gola, James Rodriguez ka folur duke shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Madrid.

E ardhmja e kolumbianit nuk është e sigurtë me klubin bavarez. Mesfushori shprehet se është i hapur për një rikthim në Santiago Bernabeu.

Në Madrid kam gjithçka, si shtëpinë time dhe njerëzit që me duan.

Duhet të shikojmë se çfarë do ndodhë, por për momentin kam një kontratë me Bayern Munich.

Dua thjesht të mbaroj këtë sezon dhe do shohim se çfarë do ndodhë.

Unë mbaj kontakte me disa lojtarë të Real Madridit.

Mesfushori u huazua nga kampionët e Europës tek bavarezët në korrikun e vitit 2017.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport james rodriguez livepool bayern munich real madrid james rodriguez livepool bayern munich real madrid

Sondazh

Poll