Sport

Rekordi pozitiv i Jurgen Klopp. Asnjë humbje me Liverpool-in në shtëpi në kampionatet Europiane

20 Shkurt 2019, 14:42 Nga DOSJA
Rekordi pozitiv i Jurgen Klopp. Asnjë humbje me Liverpool-in në

 Jurgen Klopp tani ka 17 ndeshje pa humbje në shtëpi në ligat e Europës që prej ditës që ai është trajneri i Livepool.

Në këto rezultate përfshihen ndeshje kundër Manchester City, Manchester United, PSG, Borussia Dortmund, Napoli dhe sigurisht Bayern Munich me të cilët u ndanë me rezultatin 0-0 ndeshjen e djeshme në Champions League.

Qe prej vitit 2015 kur Klopp u emërua trajner i ‘Reds’, ai akoma nuk ka humbur asnjë ndeshje si në Europa League ashtu dhe në Champions League.

Një rekord i mirë për gjermanin i cili e dërgoi në finalen e Champions League Livepoolin sezonin e kaluar.

Ai foli pas ndeshjes për sfidën me Bayern, duke u shprehur se nuk është i mërzitur me rezultatin duke marrë parasysh situatën.

Nuk jam i lumtur për ndeshjen, por jam ok me të.

Ne ja bëmë jetën e vështirë vetes me pasat e fundit, mund të kishim finalizuar më mirë. Ne mund të luajmë më mirë. Ne duhet të luajme më mirë.

Ne pjesën e parë ne i kishim shanset më të mëdha. Nuk mund të mbaj mend asnjë shans të krijuar nga dy ekipet në pjesën e dytë.

Livepool u fut në ndeshje pa Dejan Lovren dhe Virgil Van Dijk, ku vendin e tyre e zunë mesfushori difensiv Fabinho dhe Joel Matip.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barazim 0-0 jurgen klopp livepool bayern munich barazim 0-0 jurgen klopp livepool bayern munich

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2019, 17:46

Kushëriri i Sala:”Ata e vranë Emilianon”

Kushëriri i të ndjerit Emiliano Sala beson se nëse do të ishte treguar më shumë kujdes gjatë udhëtimit të futbollistit nga Nantes në Cardiff, vdekja e tij nuk d...

Sport 19 Shkurt 2019, 17:02

Roberto Firmino i gatshëm për sfidën me Bayern

Sulmuesi Brazilian, Roberto Firmino, ishte në dyshim nëse do lunate në ndeshjen e sotme kundër Bayern Munich për shkak të një virusi, po mesa duke ai tani është...