Sport

Perez i hapur për shitjen e Bale. Ja sa kërkon ai për uellsianin

20 Shkurt 2019, 13:48 Nga DOSJA
Perez i hapur për shitjen e Bale. Ja sa kërkon ai për uellsianin

Real Madrid po bëhet gati për të shitur verën e ardhshme yllin e tyre uellsian, Gareth Bale, duke sqaruar se klubi madrilen do jetë i gatshëm të dëgjojë oferta rreth shifrës të 120 milion eurove.

Bale e ka humbur vendin startues në Santiago bernabeu këtë sezon, duke marrë parasysh dhe ardhjen e talentit Brazilian Vinicius Jr.

Uellsiani është aktivizuar shumicën e rasteve si zëvëndësues për madrilenët dhe është kritikuar publikisht nga portieri Thibaut Courtois për angazhimin e tij të vogël me ekipin.

Me një rekord demtimesh shumë të keq kundër tij, duket se koha e 29 vjeçarit në Spanjë ka përfunduar.  Mendohet se Perez është gati të shesë blerjen e tij më të shtrenjtë në histori, sipas Sport.

Informacionet  tregojnë se ofertat rreth 120 milion euro do të jenë mjafueshëm për hapjen e negociatave me ‘Los Blancos’, një shifër e lartë duke marrë parasysh se uellsiani u soll në Madrid për 101 milion euro në vitin 2013.

Bale së fundmi shënoi golin e tij të 100 për madrilenët në fitoren 3-1 kundër Atletiko Madridit.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gareth bale real madrid gareth bale real madrid

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2019, 17:46

Kushëriri i Sala:”Ata e vranë Emilianon”

Kushëriri i të ndjerit Emiliano Sala beson se nëse do të ishte treguar më shumë kujdes gjatë udhëtimit të futbollistit nga Nantes në Cardiff, vdekja e tij nuk d...

Sport 19 Shkurt 2019, 17:02

Roberto Firmino i gatshëm për sfidën me Bayern

Sulmuesi Brazilian, Roberto Firmino, ishte në dyshim nëse do lunate në ndeshjen e sotme kundër Bayern Munich për shkak të një virusi, po mesa duke ai tani është...