Sport

Presidenti i La Liga:”Messi është lojtari më i rëndësishëm në historinë e ligës spanjolle”

20 Shkurt 2019, 15:35 Nga DOSJA
Presidenti i La Liga:”Messi është lojtari më i

Sipas presidentit të ligës spanjolle, Javier Tebas, Lionel Messi është lojtari më i rëndësishëm që ka luajtur ndonjëherë në ligën spanjolle.

Argjentinasi ka bërë vazhdimisht paraqitje të mrekullueshme për Barcelonën, që kur iu bashkua kësaj skuadre në vitin 2000. Gjatë këtyre 19 vjetëve në Spanjë, Messi ka thyer rekord pas rekordi e tani njihet nga shumë njerëz si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve.

Messi është shpërblyer për arritjet e tij si me çmime individuale, ashtu edhe me tituj të fituar bashkë me Barcelonën. Ai e ka fituar pesë herë Topin e Artë, shtatë herë çmimin për lojtarin më të mirë të La Ligas, në mesin e shumë të tjerëve.

Ndërsa, me Barcelonën është treguar i suksesshëm në shumë gara dhe në kabinetin e klubit i ka shtuar plot 32 trofe, ndër të cilat janë edhe katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe nëntë tituj të La Ligës.

Messi është pjesë e Barcelonës dhe kjo gjë do të qëndrojë kështu. Ne e konsiderojmë atë si pjesë të La Ligas.

Ai është një ikonë, lojtari më i rëndësishëm që ka qenë ndonjëherë pjesë e ligës sonë. Ai është një nivel mbi të gjithë.

Edhe pse është 31 vjeçar, argjentinasi vazhdon të kryesojë si golashënuesi me i mirë në La Liga dhe në sezonin 2018-2019.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport la liga liga spanjolle lionel messi la liga liga spanjolle lionel messi

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2019, 17:46

Kushëriri i Sala:”Ata e vranë Emilianon”

Kushëriri i të ndjerit Emiliano Sala beson se nëse do të ishte treguar më shumë kujdes gjatë udhëtimit të futbollistit nga Nantes në Cardiff, vdekja e tij nuk d...