Sport

Petr Cech nxjerr për darkë të gjithë vajzat e ekipit të femrave të Arsenalit

20 Shkurt 2019, 15:10 Nga DOSJA
Petr Cech nxjerr për darkë të gjithë vajzat e ekipit të

Portieri i Arsenalit, Petr Cech, e ka provuar dhe një herë veten e tij si një nga futbollistët më të sjellshëm në botën e futbollit, pasi ka nxjerrë për darkë të gjithë ekipin e femrave të Arsenalit, si një formë për t’i falenderuar për sezonit e tyre deri më tani.

Futbollistet e ‘Gunners’ mbajnë vendin e dytë në Super Ligën e femrave, 2 pikë larg Manchester City-t të cilat nuk kanë humbur asnjë ndeshje deri më tani.

Mesa duket portieri çek është impresionuar nga rezultatet e tyre dhe ishte i gatshëm t’i shpërblente vajzat për përpjekjet e tyre.

Cech e nisi sezonin si zgjedhja e parë për në portë, por veteran e ka humbur vendin e tij ndaj gjermanit Bernd Leno. Ish futbollisti I Chelsea ka zbuluar se do pensionohet në fund të këtij sezoni.

Në aspektin e lojës, disa tifozë nuk do jenë shumë të mërzitur nga largimi i tij, por nuk ka asnjë dyshim se portieri do mungohet në arenat e futbollit.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ekipi i fermave arsenal pets cech ekipi i fermave arsenal pets cech

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2019, 17:46

Kushëriri i Sala:”Ata e vranë Emilianon”

Kushëriri i të ndjerit Emiliano Sala beson se nëse do të ishte treguar më shumë kujdes gjatë udhëtimit të futbollistit nga Nantes në Cardiff, vdekja e tij nuk d...

Sport 19 Shkurt 2019, 17:02

Roberto Firmino i gatshëm për sfidën me Bayern

Sulmuesi Brazilian, Roberto Firmino, ishte në dyshim nëse do lunate në ndeshjen e sotme kundër Bayern Munich për shkak të një virusi, po mesa duke ai tani është...