Sport

Sancho i vendos kusht Championsin ‘Djajve të Kuq’

20 Shkurt 2019, 17:04 Nga DOSJA
Sancho i vendos kusht Championsin ‘Djajve të Kuq’

Manchester United në mënyrë që të sigurojë shërbimet e Jadon Sancho, më parë duhet të sigurojë një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Ylli i Borussia Dortmundit do të pranojë të transferohet në “Old Trafford” vetëm nëse “Djajtë e Kuq” e mbyllin sezonin në Premierligë në 4 vendet e para, që nënkupton se sezonin e ardhshëm të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Mediat angleze shkruajnë se futbollisti i ri i Dortmundit është objektivi kryesor i Unitedit për sezonin e ardhshëm, ndërsa klubi nga Bundesliga mund ta shesë atë për një shifër prej 120 milionë paundësh.

Sidoqoftë, Sancho dëshiron të luajë në Champions dhe këtë ia ka bërë me dije gjigantit anglez.

Sancho iu bashkua BVB Dortmund-it verën e 2017 nga klubi anglez i Manchester City-t.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dortmund jadon sancho manchester united dortmund jadon sancho manchester united

Sondazh

Poll