Sport

Ja te cili klub ka dëshirë të mbyllë karrierën xherdan Shaqiri

20 Shkurt 2019, 16:42 Nga DOSJA
Ja te cili klub ka dëshirë të mbyllë karrierën xherdan

Sulmuesi i Livepool, Xherdan Shaqiri është duke kaluar një përiudhë të mirë në Premier League me klubin e Livepool.

Ai dha një intervistë për median gjermane ‘Sport1’, ku ai zbuloi se dëshira e tij është të kthehet në Zvicërr tek Baseli, kur të jetë në fund të karrierës së tij.

Por gjithashtu Shaqiri nuk përjashtoi asnjë mundësi për tranferim në Kinë ose SHBA.

Jam duke e lënë këtë gjë plotësisht të hapur për momentin. Por, natyrisht, do të ishte shumë mirë të kthehem te Baseli. Kjo do të ishte diçka me të vërtetë shumë e veçantë për mua.

Por, unë nuk e përjashtoj mundësinë që të shkoj në Amerikë ose në Kinë. Mua më pëlqen shumë të shkoj në vende të reja dhe të përjetoj kultura të reja. Por, patjetër, ëndrra ime do të ishte të kthehem në Basel përsëri.

Shaqiri u bashkua me Livepool verën e kaluar nga Stoke City, pasi këta të fundit ranë në kategori në Championship.

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport liverpool xherdan shaqiri liverpool xherdan shaqiri

Sondazh

Poll