Sport

Javier Tebas: Do doja të shihja Mourinhon dhe Guardiolën në La Liga

20 Shkurt 2019, 16:29 Nga DOSJA
Javier Tebas: Do doja të shihja Mourinhon dhe Guardiolën në La

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka thënë se do kishte dëshirë të shikonte përsëri Jose Mourinho-n si trajner në Spanjë.

Portugezi i cili është agjent i lirë, po vlerëson ofertat qe ka marrë që pas largimit në dhjetor të vitit të kaluar nga Manchester United.

Tebas pohon se pos Mourinhos, do të preferonte që të kthehej edhe ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, tani në krye të Manchester City.

Do të doja që ata të ktheheshin në kampionatin tonë. Ata janë dy trajnerë të mëdhenj, me polemikat e tyre dhe stilet e ndryshme, por është vërtetuar se janë dy teknikë të elitës”, pohoi ai.

Kujtojmë se 56-vjeçari ka qenë për tre vjet trajner i Realit me të cilin ka fituar titullin e kampionit të Spanjës në sezonin 2011/12.

Ndërkohë, Guardiola ka qëndruar ka vite te blaugranat dhe ka fituar tre tituj të La Ligës dhe dy të Ligës së Kampionëve.

Pep Gurdiola ndryshe nga portugezi Mourinho, vazhdon projektin e tij me Manchester City-n, duke korrur mjaft sukses me ‘Citizens’.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport josë mourinho la liga pep guardiola josë mourinho la liga pep guardiola

Sondazh

Poll