Aktualitet

FOTOT- Duka ruhet me polici private pas sulmit me tritol

26 Janar 2022, 18:01 Nga DOSJA
FOTOT- Duka ruhet me polici private pas sulmit me tritol

DURRËS– Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e banesa ku ai jeton ruhet nga policia private. Fotot e shkrepura nga lagjia numër katër e qytetit bregdetar tregojnë se Duka është kujdesur të marrë kompaninë private rreth banesës në mënyrë që dashakeqësit të mos kenë mundësi që të kryejnë një tjetër sulm.

34-vjeçari i arrestuar dhe i akuzuar si autori i vendosjes së tritolit në shtëpinë e Dukës, Arlen Hasanaj, ka mohuar akuzat. Ai ka pretenduar se është arrestuar pa të drejtë, por nuk ka komentuar më tej nëse ka ndonjë konflikt me kreun e FSHF-së, Armand Duka. Hasanj u prangos një natë më parë, pak orë pasi në media u publikua videoja ku shihej teksa vendoste tritolin në shtëpinë e Dukës.

Vetë kreu i FSHF-së ka mohuar të ketë konflikte me 34-vjeçarin e arrestuar. Hasanj është fqinj me Dukën dhe rezulton se ka një biznes që e ka hapur në vitin 2020. Shkaqet e sulmit me tritol s’dihen. Ende nuk janë zbardhur detaje që të lidhin përplasjen e ashpër të Dukës me kryebashkiakun Erion Veliaj me tritolin.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arlen hasanaj armand duka tritol ne shtepine e armand dukes arlen hasanaj armand duka tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll