Aktualitet

Lëvizje në PD! Ikja e Bushatit,Basha e ndryshon me Alibeaj, ndërrim e në Gjirokastër

26 Janar 2022, 16:51 Nga DOSJA
Lëvizje në PD! Ikja e Bushatit,Basha e ndryshon me Alibeaj,

TIRANË– Dorëheqja e Helidon Bushatit nga posti i drejtuesi të Shkodrës, ka sjellë lëvizje të reja në Partinë Demokratike. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, ai njoftoi se nuk mund që të drejtonte më demokratët e përçarë të Shkodrës, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha, nuk vonoi shumë dhe emëroi pasuesin e tij. Enkelejd Alibeaj do të shkojë në Shkodër për të drejtuar fushatën në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Ndërkohë që la bosh postin e drejtuesit politik të qarkut të Fierit. Lëvizje të tjera ka pasur edhe në Gjirokastër, ku vendin e drejtuesit e ka marrë Roland Bejko, duke zëvendësuar Tritan Shehun, i cili fitoi edhe mandatin e vetëm në këtë qark. Mirëpo kjo lëvizje duket se nuk është pritur mirë nga ky i fundit, pasi ka reaguar ashpër në rrjetet e tij sociale. Shehu shkruan se Basha po merr vendime nga bunkeri ku është ngujuar dhe se ka harruar që qarku i Gjirokastrës është “kockë” e fortë, që ngel në grykë.

Gjithashtu pritet që edhe në ditët në vijim të ketë lëvizje të tjera për drejtuesit politilë, sidomos për vendin që la bosh, nënkryetari Alibeaj.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Basha e zëvendësoi me Bejkon, Shehu: Jemi kockë e fortë, të ngecim në grykë

Ndryshon dhe drejtuesi politik i Gjirokastrës, Basha emëron Bejkon në vend të Shehut

Iku Helidon Bushati! Basha ia gjen shpejt zëvendësuesin, ja kujt i beson Shkodrën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike enkelejd alibeaj helidon bushati lulzim basha roland bejko tritan shehu enkelejd alibeaj helidon bushati lulzim basha roland bejko tritan shehu

Sondazh

Poll