Aktualitet

Nano në Shkodër: Zero tolerancë ndaj policëve që tradhëtojnë parimet dhe kolegët

26 Janar 2022, 17:20 Nga DOSJA
Nano në Shkodër: Zero tolerancë ndaj policëve që

SHKODËR – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano mori pjesë në analizën vjetorë të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Shkodër. Përpara punonjësve të rendit të Shkodrës, Nano kërkoi më tepër impenjim në luftën kundër krimit të organizuar. Ai premtoi zero tolerancë ndaj punonjësve të policisë që shpërdorojnë detyrën.

“Duhet më tepër punë parandaluese dhe forcë reaguese ndaj çdo individi/grupi kriminal. Tolerancë zero ndaj krimit dhe ndaj çdo punonjësi policie që shpërdoron besimin që i është dhënë apo tradhëton parimet dhe kolegët”, tha Nano.

Më tej, kreu i Policisë së Shtetit foli dhe për trafikun e drogës, kontrabandës dhe trafikut të refugjatëve. Ai kërkoi forcimin e masave në pikat kufitare si bëri thirrje për koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës dhe Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në këtë qytet.

Në fund, Nano e mbylli fjalën e tij duke puna me ndershmëri ka vetëm një medalje, mirënjohjen e qytetarëve.

“Kërkoj nga të gjitha strukturat tuaja, më shumë angazhim e përkushtim, për të rritur forcën parandaluese dhe goditëse ndaj çdo veprimtarie kriminale. Puna me ndershmëri e përkushtim ka vetëm një medalje, atë të mirënjohjes së qytetarëve, ndaj punoni që ta meritoni”, përfundoi fjalën e tij Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit”, Gledis Nano.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano gledis nano

Sondazh

Poll