Aktualitet

Ndryshime në Kadastrën Shtetërore, lirohet nga detyra Drejtori i Galerisë së Arteve

26 Janar 2022, 15:57 Nga DOSJA
Ndryshime në Kadastrën Shtetërore, lirohet nga detyra Drejtori i

TIRANË – Qeveria vendosi sot ndryshime në disa institucione shtetërore. Me vendime të Këshillit të Ministrave, Ismail Shehu zëvendëson Gentian Devën në pozicionin e anëtarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Ndërkohë, Erzen Shkololli është liruar nga funksioni i drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve.


V E N D I M
PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN E NJË ANËTARI TË KËSHILLIT DREJTUES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Gentian Deva, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Ismail Shehu emërohet anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
__________________________________________________________________________________________________________________

V E N D I M PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Erzen Shkololli, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet agjencia shtetërore e kadastrës galeria kombëtare e arteve agjencia shtetërore e kadastrës galeria kombëtare e arteve

Sondazh

Poll