Aktualitet

Sulmi i portaleve, eksperti nga Austria: Jam i bindur që duan të fshijnë lajme!

26 Janar 2022, 17:17 Nga DOSJA
Sulmi i portaleve, eksperti nga Austria: Jam i bindur që duan të

TIRANË– Besmir Semanaj ekspert i krimit kibernetik është shprehur me siguri që sulmi ndaj portaleve kritike ndaj qeverisë në Shqipëri po bëhet për të fshirë lajme që kanë botuar ato. Në një lidhje me Skype për Syri Tv me gazetaren Armela Ferko, Semanaj tha se fakti që janë sulmuar vetëm faqe mediash tregon se bëhet fjalë për fshirjen e ndonjë lajmi, sepse po të ishte një sulm i rëndomtë kundrejt faqeve të ndryshme në Shqipëri, do të kishim edhe ato qeveritaret ‘down’. 

“Jam i bindur që kjo gjë bëhet për të fshirë lajme nga Google. Jam i bindur për këtë sepse bëhet fjalë për një sulm të koordinuar nga grupe të shumta. Këto sulme zakonsiht bëhen për të fshirë lajme që ekzistojnë aktualisht ose për të ndaluar publikimin e një lajmi të madh në të ardhmen. Në fakt fakti që janë sulmuar vetëm faqe mediash tregon se bëhet fjalë për fshirjen e ndonjë lajmi, sepse po të ishte një sulm i rëndomtë kundrejt faqeve të ndryshme në Shqipëri, do të kishim edhe ato qeveritaret ‘down’. Duhet investuar në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike. Vijnë nga shtete të ndryshme. Sulmi që iu bë faqes së FSHF-së ishte për ta hakuar në fakt dhe jo për ta bërë që të binte. Logjika më çon të besoj që bëhet fjalë për të sulmuar pikërisht këto media. Sulmi vijon akoma dhe me siguri për shkak të linjës editoriale që ndjekin mediat në fjalë,”- tha Semanaj. 

Ç’ka ndodhur me portalet?

Që prej ditës së hënë, ditë kur edhe njohur dritën e publikimit përgjimi skandaloz i kryebashkiakut Eriona Veliaj në mbledhjen me Shoqatat Sportive të Tiranë, Dosja.al mori sulmet e para. Asgjë nuk funksiononte dhe grupi i ekspertëve të IT-së që kujdesen për portalin e Dosja.al dolën në përfundimit së bëhej fjalë për sulme kibernetike. Nuk vonoi shumë dhe të njëjtat probleme nisën të kishin edhe portale të tjera, si Lapsi.al, Syri.net dhe SportEkspress. Qëllimi sigurisht rezulton të jetë fshirja e audios që përveç fjalorit vulgar të Veliajt, nxirrtë në pah dhe kontrollin e SPAK nga ana e Partisë Socialiste.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike besmir semanaj sulmohen portalet sulmohet dosja.al besmir semanaj sulmohen portalet sulmohet dosja.al

Sondazh

Poll