Aktualitet

Eksperti shpjegon dy mënyrat, si po sulmohen portalet në Shqipëri: Kërkohet censura

26 Janar 2022, 17:22 Nga DOSJA
Eksperti shpjegon dy mënyrat, si po sulmohen portalet në

TIRANË– Besmir Semanaj, ekspert i krimit kibernetik ka shpjeguar dy mënyrat të cilat përdoren për të sulmuar portalet në Shqipëri, siç ka ndodhur ditët e fundit me Syri.net, Dosja.al, EkspressSport e Lapsi.al. Në një lidhje me Skype për Syri Tv me gazetaren Armela Ferko, Semanaj tha se bëhet fjalë për kërkesa që bëhen për të fshirë lajmë që janë botuar në këto media. Mënyra tjetër ishte dërgimi i një trafiku të rremë, sikur 2 milionë persona duan të hapin faqen në atë çast. Faqja nuk e përballon një trafik të tillë dhe bie.

“Kemi të bëj, me një sulm të tillë që ta kuptojnë të gjithë qytetarët, DDOS që do të thotë, nëse një media një portal ka 500 mijë vizita në ditë, dashakeqësit dërgojnë një trafik prej dy milionë përdoruesve në kohë reale, sikur 2 milionë persona duan të hapin faqen në atë çast. Faqja nuk e përballon një trafik të tillë dhe bie. Kjo nuk është mënyra e vetme, sepse dërgohen edhe kërkesa për fshirjen e informacioneve të shumta nga ‘cache’-ja apo memoria e Google. Kjo bën që nesër kur duam të kërkojmë një lajm, si ai audio-përgjimi, nuk e gjejmë dot, pasi fshihen. Pas një ose dy muajsh nëse e kërkojmë për Federatën e Futbollit nuk del më ky lajm, por dalin lajme të tjera. Kërkohet censura,”- tha Semanaj.

Ç’ka ndodhur me portalet?

Që prej ditës së hënë, ditë kur edhe njohur dritën e publikimit përgjimi skandaloz i kryebashkiakut Eriona Veliaj në mbledhjen me Shoqatat Sportive të Tiranë, Dosja.al mori sulmet e para. Asgjë nuk funksiononte dhe grupi i ekspertëve të IT-së që kujdesen për portalin e Dosja.al dolën në përfundimit së bëhej fjalë për sulme kibernetike. Nuk vonoi shumë dhe të njëjtat probleme nisën të kishin edhe portale të tjera, si Lapsi.al, Syri.net dhe SportEkspress. Qëllimi sigurisht rezulton të jetë fshirja e audios që përveç fjalorit vulgar të Veliajt, nxirrtë në pah dhe kontrollin e SPAK nga ana e Partisë Socialiste.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike besmir semanaj sulmohen portalet sulmohet dosja.al besmir semanaj sulmohen portalet sulmohet dosja.al

Sondazh

Poll