Aktualitet

Berisha: Tritoli, metoda e Ramës për të kontrolluar FSHF, Kim zëdhënëse e Lul Bravës

26 Janar 2022, 16:49 Nga DOSJA
Berisha: Tritoli, metoda e Ramës për të kontrolluar FSHF, Kim

PATOS– Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Patos aty ku zhvilloi një takim me demokratët në kuadër 30-vjetorit të themelimit të kësaj dege. Gjatë fjalës së tij, Berisha nuk i kurseu sulmet ndaj ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, të cilën e konsideroi si një sekretare ideologjike të Partisë Socialiste e zëdhënësve të kryedemokratit Lulzim Basha. Lideri historik i Partisë Demokratike i rekomandoi ambasadores Kim që të mos inkurajojë prokurimet direkte në Shqipëri.

Sipas Berishës, për të luftuar korrupsionin në Shqipëri, duhet insistuar në tendera të hapur. Ndërsa kryeministrin Edi Rama e konsideroi armik të egër të qenies së shqiptarëve. Teksa komentonte tritolin që u vendos në shtëpinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Amrand Duka, Berisha tha se kjo është metoda e re e kreut të qeverisë për të mbajtur nën kontroll edhe futbollin.

Sulmet ndaj Bashës nuk mund të mungonin. Referuar planit për të ndërtuar kulla në tokën ku dhe ndodhet selia e Partisë Demokratike, Berisha e quajti atë një shitje të zyrave blu nga ana e Bashës në bashkëpunim me Ramën e Veliajn. Ish-kryeministri shënjestroi edhe Agron Kapllanin, i cili është i deleguari i PD-së në Fier. Teksa e quante Pallat Kapllani, Berisha i kërkoi ish-kryebashkiakut të Mallakastrës që të deklaronte se si i kishte fituar 32 milionë euro gjatë qeverisë socialiste.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Sulmi ndaj Dukës, Berisha: Rama përdor tritolin për të kontrolluar SPAK

Berisha-Kim: Sekretare ideologjike e PS dhe zëdhënëse e Lul Bravës, sipas klimës

Berisha: Lul Brava e 4 hajdutët shitën selinë për të ndërtuar pallate

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore agron kapllani lulzim basha sali berisha sali berisha ne patos yuri kim agron kapllani lulzim basha sali berisha sali berisha ne patos yuri kim

Sondazh

Poll