Aktualitet

Vakancat në KLP,gazetarja Lala: Nepotizëm i gjallë, ‘të përkëdhelurit’ zënë çdo post

26 Janar 2022, 16:22 Nga DOSJA
Vakancat në KLP,gazetarja Lala: Nepotizëm i gjallë,

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Genci Gjonçaj përmes një dokumenti dje ka bërë publik emrat e anëtarëve të KLGJ dhe KLP që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Në bazë të vlerësimit, tre anëtarët që janë përzgjedhur për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë: Ilir Rusi, Mirela Bogdani dhe Yllka Rupa.

E pikërisht për këto propozime për emërim, gazetarja Klodiana Lala ka ngritur dyshime. Me anë të një statusi në rrjetin e saj në Facebook, ajo shkruan se dy nga tre emrat janë “nepotizëm”, por nuk jep më detaje të tjera lidhur me lidhjet e tyre.

“Gjella e prishur qe po gatuhet per dy anetare te Keshillit te Larte Prokurorise. Po te shohesh me kujdes emrat e kualifikuar kupton se eshte nepotizem i gjalle. Te perkedhelurit e pushtetit po zene cdo post te mundshem ne te ashtuquajturat institucionet e reja te drejtesise. Ky eshte skandal e shkuar skandalit. Nga drejtesi e kapur shkuam ne nje drejtesi shume shume po shume te kapur. Rrofte Reforma,”-shkruan gazetarja.

Megjithatë lista me kandidatët për KLP-në është depozituar në Komisionin e Ligjeve, ku edhe pritet që të diskutohen nga ligjvënësit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ilir rusi klodiana lala mirela bogdani yllka rupa ilir rusi klodiana lala mirela bogdani yllka rupa

Sondazh

Poll