Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, gruaja humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga

26 Janar 2022, 15:33 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë-Durrës, gruaja humb kontrollin e mjetit dhe

TIRANË– Një grua ka mbetur e plagosur këtë pasdite si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, gruaja me inicialet S. S., duke drejtuar mjetin në autostradën Tiranë-Durrës ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, ajo është dëmtuar. Zonja në fjalë është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.01.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasja S. S., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane-durres tirane-durres aksident ne tirane-durres tirane-durres

Sondazh

Poll