Politike

Tatimet në biznesin e Dukës, Meta ndjek justifikimin e ministres së Ramës, ‘meket’

26 Janar 2022, 12:41 Nga DOSJA
Tatimet në biznesin e Dukës, Meta ndjek justifikimin e ministres

TIRANË– Inspektimi tatimor në biznesin e Armand dhe Agron Dukës në Durrës ka qenë e gjitha një rastësi sipas ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Por pikërisht me këtë deklaratë presidenti Ilir Meta është argëtuar duke komentuar justifikimin e ministres së Ramës. Mesa duket kreu i shtetit ka qenë duke ndjekur deklaratën e ministrave pas mbledhjes së përjavëshme të Këshillit, e menjëherë ka bërë edhe ai reagimin e tij.

“Domosdoshmëria e çan rrugën përmes rastësisë kemi mësuar dikur në shkollë. Qenka e vërtetë. Apo jo? Ja një provë se si rastësia i ka çarë rrugën domosdoshmërisë. Ha Ha Ha,”-shkruan në postimin e tij Meta, ku nuk e kursen ironinë.

Disa ditë më parë, në vazhdën e sulmeve ndaj kreut të FSHF-së, Armand Duka, Tatimet i shkuan për kontroll në bizneset e tij. Sulmi nga ana e tyre u cilësua si politikë, ndërkohë që sot ministria e mohoi duke pretenduar se asgjë nuk ka qenë e planifikuar. Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë nisur një luftë të vërtetë mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe Armand Dukës, kandidat për të fituar mandatin e 6-të në postin e kreut të FSHF-së.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për Dukën, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërsa FSHF ka publikuar një material audio, ku dëgjohet zëri i kryebashkiakut Veliaj, që kërkon mbështetjen në bllok të kandidatit Eduard Prodani, ndërkohë nuk i kurseu fjalët vulgare. Po atë ditë kur doli në dritë audio, në banesën e Dukës në Durrës u vendos tritol, ndërsa vetë presidenti nxorri dhe mesazhe ku kërcënohej për të hequr dorë nga garimi.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta tritol ne shtepine e armand dukes ilir meta tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll