Politike

Raporti i TI/ Basha: Pa zgjedhje të lira Shqipëria do të mbetet vend i korruptuar

26 Janar 2022, 12:38 Nga DOSJA
Raporti i TI/ Basha: Pa zgjedhje të lira Shqipëria do të mbetet

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar rritjen e korrupsionit në vend, referuar raportit të “Transperancy International”. Në rrjetet e tij sociale ai shkruan se ky fakt është denoncuar gjatë gjithë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ndërkohë që shton se zgjedhjet e lira janë garancia që e ardhmja e shqiptarëve të jetë më e mirë.

Ajo që kemi thënë gjatë gjithë kohës, madje edhe më të bindur që nga 25 prilli, tashmë është e qartë për të gjithë. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, Shqipëria do të mbetet një nga vendet më të korruptuara në botë. Zgjedhje të lira duhet të jetë qëllim i gjithë shqiptarëve që ardhmja e tyre të jetë më e mirë,”-tha Basha në fjalën e tij.

Organizata Transparency International ka publikuar raportin e përvitshëm për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë ku arrin në përfundimin se 86 për qind e 180 vendeve dhe territoreve, kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër korrupsionit në 10 vitet e fundit. Në raport thuhet se Shqipëria ka pasur një rënie prej një pike në krahasim me vitin e kaluar, nga 36 në 35 pikë. Ndërsa Kosova ka shënuar përmirësim, me 39 pikë, tre pikë më lart sesa një vit më parë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll