Politike

Regjistrimi i Komisionit të Rithemelimit në zgjedhje, Kaso: Durim, duhet pak kohë

25 Janar 2022, 20:36 Nga DOSJA
Regjistrimi i Komisionit të Rithemelimit në zgjedhje, Kaso: Durim,

TIRANË – Avokati Ivi Kaso, i cili përfaqëson Komisionin e Rithemelimit në Partinë Demokratike deklaroi se regjistrimi i këtij komisioni në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit do të kërkojë edhe pak kohë. Në lidhje direkte me emisionin “A Show” në “Syri TV”, ish-përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike bëri me dije se gjykatat kanë tejkaluar afatet lidhur me njohjen e statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit pasi janë tejkaluar afatet proceduriale. Ai u bëri thirrje të gjithë mbështetësve të Komisionit të Rithemelimit që të kenë edhe pak durim pasi do të legjitimohet regjistrimi në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të Komisionit të Rithemelimit.

“Le të themi se ajo mbledhje në KQZ ishte një mbledhje konstuitive për efekt transparence ishte hapur për mediat.Do të vijë momenti që gjërat do të sqarohen vendimet e gjykatëve, të çertifikohet vullneti i demokratëve, sepse ka vonesa procedurash dhe gjykatat kanë kaluar afatet.  U bëj thirrje çdo demokrati se nuk është çështje e regjistrimit në zgjedhje nuk është çështje vullneti, por kohe dhe procedurash. Gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet. Duhet pak durim dhe kohë”, bëri me dije Ivi Kaso për “A Show”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ivi kaso komisioni i rithemelimit te pd zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars ivi kaso komisioni i rithemelimit te pd zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll