Politike

Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ-qytetarëve: Nëse s’keni mjete identifikimi s’do votoni

26 Janar 2022, 12:17 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ-qytetarëve: Nëse s’keni mjete

TIRANË– Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje qytetarëve të 6 bashkive ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për kryetar që të kontrollojnë vlefshmërinë e dokumentit të identifikimit. Nëpërmjet një njoftimi të lëshur për mediat, Celibashi paralajmëron qytetarët e Bashkive Dibër, Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë e Lushnje që të kontrollojnë nëse karta e tyre e identitetit ose pasaporta është e vlefshme dhe nuk ka skaduar deri më datën 6 mars. Nëse mjetet e tyre të identifikimit kanë “skaduar”, do të përjashtohen nga e drejta për të zgjedhur drejtuesin e tyre vendor.

Njoftimi i KQZ:

NJOFTIM

Tiranë më 26.01.2022

Celibashi apel qytetarëve – Kontrolloni vlefshmërinë e dokumentit tuaj të identifikimit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirijan Celibashi i bën apel qytetarëve të cilët kanë të drejtë të votojnë për zgjedhjet e pjesshme lokale që të kontrollojnë vlefshmërinë e dokumenteve të tyre të identifikimit. Të gjithë qytetarët e bashkisë Dibër, Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje, të cilët gëzojnë të drejtën e votës, dhe/ose mbushin 18 vjeç në datën 6 Mars, nuk mund të votojnë për të zgjedhur kryetarin e bashkisë së tyre nëse dokumenti i identifikimi (kartë identiteti/pasaportë) nuk është i vlefshëm në datën e zgjedhjeve. Procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve. Ndaj, Komisioneri Celibashi i bën thirrje qytetarëve, që nëse vlefshmëria e dokumentit të identifikimit ka skaduar apo skadon në datën 6 Mars, të mos e lënë për në momentin e fundit, por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat” për të aplikuar për rinovimin e tyre. Të votosh është e drejtë por edhe përgjegjësi qytetare. Ndaj, sigurohuni që në ditën e votimit të keni dokumentin e identifikimit tuaj të vlefshëm

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll