Politike

Bardhi-Metës: Shumë rëndë! Më keq do të bëhet për hallexhinjtë e Gjirit të Lalzit

25 Janar 2022, 16:29 Nga DOSJA
Bardhi-Metës: Shumë rëndë! Më keq do të bëhet

TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu kundërpërgjigj deklaratave të fundit të presidentit Ilir Meta se me dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit 2022 nuk favorizoi Partinë Socialiste në pushtet, por opozitën. Në mesazh të publikuar në Facebook, Bardhi shkruan se Meta është në gjendje shumë të rëndë dhe se gjendja e tij do përkeqësohet edhe më shumë së bashku me kryeministrin e Edi Rama, duke i quajtur këta të dy si “hallexhinjtë e Gjirit të Lalzit dhe Surrelit”.

Në fund, Bardhi i kërkoi kreut të shtetit që të mos fshihet pas hartimeve të gjata, pa përmbajtje dhe pa argument

Postimi i Gazment Bardhit:

Rëndë, shumë rëndë zoti President! Edhe më keq do të bëhet për hallexhinjtë e Gjirit të Lalzit dhe të Surrelit, që janë bërë bashkë kundër PD! Një kërkesë kam: Bëji një analizë edhe fjalive të tjera të miat për shërbimin që, bashkë me hallexhiun tjetër, i bëni padronit në qeveri. E vërteta nuk fshihet dot pas hartimeve të gjata, pa përmbajtje dhe pa argument

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet/ Meta quan Bardhin “deputet”, sekretari i PD: Je shumë rëndë, president!

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi ilir meta zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars edi rama gazment bardhi ilir meta zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll