Politike

Takimi me të rinjtë/Basha: Kanë zgjedhur të qëndrojnë dhe të fitojnë kundër qeverisë

26 Janar 2022, 08:21 Nga DOSJA
Takimi me të rinjtë/Basha: Kanë zgjedhur të

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë videon nga momentet e takimit të djeshëm me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Basha thotë se ata kanë zgjedhur të ardhmen, të qëndrojnë dhe të përballen për të fituar kundër qeverisë më të korruptuar në Europë. Kryedemokrati thotë se të rinjtë kanë qenë gjithmonë ata që kanë sjellë ndryshimin e se sot janë sërish gati të ndryshojnë Shqipërinë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

MESAZHI:

Me energjinë dhe potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, të rinjtë e FRPD kanë zgjedhur të ardhmen, kanë zgjedhur të qëndrojnë, të përballen dhe të fitojnë kundër qeverisë më të korruptuar në Europë. Kanë qenë gjithmonë të rinjtë ata që kanë sjellë ndryshimin, sot janë sërish gati të ndryshojnë Shqipërinë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll