Politike

VD-Inspektimi në biznesin e Dukës/ Ibrahimaj: Rastësi! Zbatim i një denoncimi

26 Janar 2022, 12:26 Nga DOSJA
VD-Inspektimi në biznesin e Dukës/ Ibrahimaj: Rastësi! Zbatim i

TIRANË– Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, deklaroi ditën e sotme se kontrolli i administratës tatimore në biznesin e kreut të FSHF-së, Armand Duka, në kulmin e debatit për rizgjedhjen e tij në krye të federatës, është rastësi dhe vjen në zbatim të një denoncimi të ardhur drejt organeve përkatëse. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj tha se subjekti i Dukës ka qënë shpesh në fokus të kontrolleve të shpeshta tatimore me qëllim përmbushjen e objektivave për uljen e informalitetit.


Në fakt administrata tatimorëe funkdoionon në bazë të ligjeve dhe procedurave tatimore. Rasti në fjalë është rastësi që ndodh pikërisht në këtë moment pasi vjen në zbatim të një denoncimi dhe një sërë denoncimesh të ardhura, të cilat administrata shtetërore duhet t’i verifikojë brenda një afati 7 ditor. A qenë komplet në zbatim të procedurave dhe planit të punës të administratës. Subjekti që ju përmendët dhe subjekte të tjera janë subjekte të kontrolleve të shpeshta tatimore, për të ezauruar të gjitha denoncimet me qëllim përmbushjes së objektivave të administratës për uljen e informalitetit dhe objektivave të tjera që ju i dini tashmë”, tha Ibrahimaj.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike armand duka delina ibrahimaj armand duka delina ibrahimaj

Sondazh

Poll