Politike

“3 vjet na bllokuat negociatat me BE, Meta: Përse doni të na përzini nga UEFA?

25 Janar 2022, 16:34 Nga DOSJA
“3 vjet na bllokuat negociatat me BE, Meta: Përse doni të na

TIRANË – Presidenti i Republikës reagoi dhe për konfliktin midis kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka lidhur me zgjedhjet e djeshme në Shoqatën Rajonale të Futbollit “Tirana” dhe ato të 2 marsit për kreun e ri të FSHF. Në një mesazh të publikuar në Facebook. kreu i shtetit iu drejtuar qeverisë socialiste duke e fajësuar për bllokimin e hapjes së negociatave për integrim në BE në 3 vitet e fundit. Ai kërkoi përgjigje se përse duhet që Shqipëria të përjashtohet nga UEFA për shkak të ndërhyrjeve të fundit të politikës në sport.

Në fund, Meta i bëri thirrje politikës që të ndërpriste dhunën dhe shantazhet mafioze ndaj sportit.

Postimi i Ilir Metës:
Negociatat keni tre vjet që na i bllokuat me Bashkimin Europian, po nga UEFA përse doni të na përzini? Mjaft me dhunë politike dhe shantazhe mafioze ndaj sportit!

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, një sasi eksplozivi shpërtheu në banesën e presidentit të FSHF, Armand Duka në lagjen nr.4 në Durrës. Paraditen e sotme, UEFA dënoi ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar duke kërkuar distancimin e politikës nga ky sport.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike armand duka erion veliaj ilir meta tritol ne shtepine e armand dukes zgjedhjet ne fshf 2022 armand duka erion veliaj ilir meta tritol ne shtepine e armand dukes zgjedhjet ne fshf 2022

Sondazh

Poll