Politike

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Kaso: Në 30 janar zhvillohen primaret

25 Janar 2022, 20:42 Nga DOSJA
Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Kaso: Në 30 janar zhvillohen

TIRANË – Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Ivi Kaso deklaroi se në 30 janar të gjithë demokratët kanë mundësi të zgjedhin kandidatin e preferuar për të garuar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në lidhje direkte me emisionin “A Show” në “Syri TV”, Kaso theksoi se primaret janë risi, e cila do të sanksionojë votën e anëtarëve dhe nuk do të ketë zyrtarë partiak me 2-3 funksione. Edhe anëtarët e Kryesisë së PD do të zgjidhen me primare.

“Për të shprehur dhe ilustruar atë frymë ndryshimi që Komisioni i Rithemelimit që po arrin të sjellë në PD. Ka patur ndryshim të madh në statutin e  Kuvendit të 11 dhjetorit dhe rikthkimit të asaj që ka munguar për një kohë të gjatë . Të gjitha organet e reja do të dalin nga vota e anëtarësisë. Nuk do të ketë më zyrtarë me 2-3 funksione për shkak të emërimeve dhe vullnetit të njëshit. Deri në anëtarët e kryesisë do të zgjidhen me votë të anëtarësisë. Është futur kështu dhe mekanizmi i primareve qoftë vendore dhe të përgjithshme. Edhe në zgjedhjet e pjesshme bashkiake, edhe pse koha është e shkurtër, pavarësisht se komisioni i rithemelimit mund të nxirrte kandidatë, përkundrazi në dëm të rezultatit të dëmshëm elektoral kemi vendosur të rijetëzojmë mekanzimin e primareve do të bëhet në të gjitha degët, që ditën që do bëhet dekreti. Ftoj të gjithë demokratët që në 30 janar të zgjedhin me votën e tyre demokratin që duan t’i përfaqësojnë në zgjedhje”, bëri me dije Ivi Kaso në “A Show”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ivi kaso zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars ivi kaso zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll