Sport

Meta thirrje qeverisë: “Po lini edhe futbollin jashtë Europe, siç keni lënë vendin”

25 Janar 2022, 16:48 Nga DOSJA

TIRANE – Reagimet e UEFA-s për largimin e politikës nga procesi zgjedhor i FSHF-së dhe i komunitetit të futbollit ka sjellë një jehonë të madhe të faktorëve ndërkombëtarë, por edhe atyre politikë në vend.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar shpesh për ndërhyrjet politike, që po ndodhin ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit dhe procesit të zgjedhjeve të organeve të saj drejtuese lokale dhe qëndrore.

Në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, numri 1 i vendit i kujton qeverisë dhe politikës shqiptare lënien jashtë të vendit nga Bashkimi Europian, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe kapriciove të partive dhe qeverisë në këto 3 vite.

Një proces që po kërcënon edhe futbollin, pas paralajmërimit të “qeverisë” europiane të futbollit për rishikimin e organizimit të finales së madhe të Conference League në Tiranë

Gjithashtu kreu i shtetit i bën thirrje të ndalojnë këto shantazhe mafioze ndaj sportit.

Për këtë arsye, të hënën e ardhshme, drejtuesit më të lartë të UEFA-s do të vinë në Tiranë për të shqyrtuar nga afër ndërhyrjet politike dhe diskutuar se cfarë do të ndodhë me organizimin e këtij akvitieti kaq të madh sportiv në vendin tone.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bashkia fifa fshf ilirmeta uefa bashkia fifa fshf ilirmeta uefa

Sondazh

Poll