Sport

Kukësi gjen mbrojtës në Kroaci, klubi gjen akordin me ish-lojtarin e Skënderbeut

25 Janar 2022, 13:53 Nga DOSJA
Kukësi gjen mbrojtës në Kroaci, klubi gjen akordin me

KUKËS-Kukësi nuk ndalet në merkato. Pasi zyrtarizoi afrimin e Vasil Shkurtaj, klubi verilindor ka bërë të ditur se ka gjetur akordin për huazimin e Jorgo Pëllumbit. Qendërmbrojtësi i cili këtë sezon luan me skuadrën e Varazhdin në ligën e dytë të kampionatit kroat ka zhvilluar 10 ndeshje.

Kukësi pret vetëm dokumentacionin nga klubi kroat. Një afrim me peshë në reaprtin e qendrës së mbrojtjes ku skuadra e Longos ka patur disi luhatje me 17 gola të pësuar. Jorgo Pëllumbi ka luajtur në të shkuarën me Skënderbeun dhe është pjesë e Shqipërisë U-21, përvec korcarit, klubi është përforcuar në repartin e mbrojtjes me Mustën e Gligorov, të cilët luajnë në krahë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport jorgo pellumbi kukesi jorgo pellumbi kukesi

Sondazh

Poll