Sport

Grabitjet/ Yjet e Premier League gjejnë zgjidhjen, punësojnë ish-oficerë ushtarakë

25 Janar 2022, 13:38 Nga DOSJA
Grabitjet/ Yjet e Premier League gjejnë zgjidhjen, punësojnë

ANGLI-Lojtarët e Premier League thuhet se po punësojnë ish-ushtarë të SAS në përpjekje për të ndalur valën e fundit të grabitjeve që ka përfshirë yjet e futbollit anglez. Mbrojtësi i Manchester United, Victor Lindelof u bë viktima e fundit e bandave kriminale në veriperëndim javën e kaluar. Lindelof ishte duke luajtur kundër Brentford kur shtëpia e tij në Manchester u grabit ndërsa gruaja dhe dy fëmijët e tij ishin ende brenda. Një tjetër incidenti ishte ai i Joao Cancelos, i cili u sulmua në dhjetor, përpara se të grabisnin çdo gjë me vlerë.

Sipas Daily Mail, këto sulme po bëhen aq të zakonshme sa lojtarët e Premier League në zonë kanë rritur sigurinë e tyre personale.Kohët e fundit është bërë aq keq sa klubet në veriperëndim të Anglisë kanë krijuar një grup diskutimi për të ndarë informacionin mbi mënyrat më të mira për të luftuar kriminelët.

Lojtarët po blejnë qen roje të trajnuar posaçërisht, ndërsa ish-ushtarët e forcave speciale po punësohen për të patrulluar zonat problematike. Të dy klubet e Mançesterit kanë folur me lojtarët e tyre për problemin në rritje kohët e fundit, ndërsa Everton, Liverpool dhe Burnley janë të gjithë pjesë e diskutimit në vazhdim.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli premier league angli premier league

Sondazh

Poll