Sport

Roma, rifillon stërvitjet: midis verdhekuqve zbret edhe Spinazzola në fushë…

25 Janar 2022, 16:40 Nga DOSJA
Roma, rifillon stërvitjet: midis verdhekuqve zbret edhe Spinazzola në

ITALI – Roma e Mourinhos rikthehet në fushë për të rifilluar stërvitjet. Pas ditës së pushimit, të dhënë dje nga “Special One”, skuadra sot zbriti në fushën e “Fulvio Bernardini”.

Verdhekuqtë do të nisur përgatitjet për ciklin e ndeshjes që pret pas pushimit të kombëtares. Genoa, Inter, Sassuolo dhe Verona janë skuadrat që do të përballen dhe që duhen për t’u mundur për të vazhduar garën për në vendin e katërt.

Fillimisht palestër, pastaj të gjithë në fushë, përfshirë edhe El Shaarawy, i cili do të jetë plotësisht i disponueshëm për 5 shkurt. Por në një fushë tjetër ishte edhe Leonardo Spinazzola, që vazhdon rikuperimin pas operacionit të tendinit të Akilit. Jose Mourinho shpreson ta rikthejë atë sa më shpejt që të jetë e mundur, për të pasur një opsion shtesë në krahun e majtë të mbrojtjes.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ‘special one’ dëshiron josé mourinho la kujtime të mira josé mourinho të romës leonardo spinazzola ‘special one’ dëshiron josé mourinho la kujtime të mira josé mourinho të romës leonardo spinazzola

Sondazh

Poll