Sport

Presidenti Ademi: “Një akt kriminal, i rëndë për futbollin dhe Shqipërinë si shtet”

25 Janar 2022, 12:56 Nga DOSJA

TIRANE Lajmi i mbrëmshëm mbi aktin terrorist në banesën e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i ka kapërcyer kufinjtë e Shqipërisë.

Të shumtë janë mesazhet, shprehjet e solidaritetit me kreun e futbollit shqiptar, i cili për fat të mirë, përpos një tronditjeje të madhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij, nuk ka pësuar dëme të tjera.

Ndërmjet tyre, natyrisht nuk ka munguar edhe qëndrimi i mikut të tij, presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi, i cili dënon aktin e pashembullt kriminal, por edhe i ofron Armand Dukës dhe familjes së tij mbështetjen personale, por edhe të futbollit kosovar.

“I tronditur me lajmin që mbrëmë është sulmuar me tritol shtëpia e presidentit të FSHF-së, Armand Duka në Durrës.

Akti i tillë kriminal i shëmtuar përveç se ka shkaktuar frikë e tronditje në familjen Duka, pa dyshim është një ngjarje e rëndë edhe për futbollin shqiptar dhe Shqipërinë si shtet në përgjithësi, veçmas duke pasur parasysh faktin se z.Duka është edhe anëtar i KE të UEFA-s.

Fatmirësisht miku im Armando Duka dhe famuilja e tij janë mirë dhe kanë kaluar pa pasoja nga ky akt i njerëzve të ligë.

Familjes së tij i ofroj tërë mbështjen time dhe të komunitetit të futbollit kosovar, me shpresë që kryerësit e këtij akti të vihen para drejtësisë dhe në të ardhmen të mos ballafaqohet me ngjarje të tilla,”- shkruan Agim Ademi, president i Federatës Kosovare të Futbollit, në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport armand duka duka i gatshëm të kandidojë në durrës mbi aktin terrorist në banesën presidenti duka presidenti i fshf-së armand duka presidentit të futbollit armand duka shprehjet e solidaritetit të shumtë janë mesazhet armand duka duka i gatshëm të kandidojë në durrës mbi aktin terrorist në banesën presidenti duka presidenti i fshf-së armand duka presidentit të futbollit armand duka shprehjet e solidaritetit të shumtë janë mesazhet

Sondazh

Poll