Sport

Arsenali pas refuzimit të Dushan Vlahovic, hedh sytë te tre sulmues të tjerë…

25 Janar 2022, 14:25 Nga DOSJA
Arsenali pas refuzimit të Dushan Vlahovic, hedh sytë te tre sulmues

ANGLI – Arsenali ishte i interesuar për sulmuesin serb Dushan Vlahovic, i cili ka shënuar 38 herë në Serie A, në pak më shumë se një sezon e gjysmë që nga fillimi i 2020/21. Por ndërsa lojtari i Fiorentinës, duket ka gjetur strehëz tjetër, tani duhet ta kthejnë vëmendjen diku tjetër.

Juventus dhe Fiorentina janë në bisedime për një marrëveshje të propozuar prej 60 milionë euro. Pavarësisht gatishmërisë së Arsenalit për të bërë një ofertë, është preferenca e lojtarit për t’u bashkuar me Juventusin dhe kushtet personale janë të dakorduara.

“Evening Standard” raporton se Arsenali ka në tryezë edhe alternativa të tilla si Dominic Calvert-Lewin i Everton, Alexander Isak i Real Sociedad dhe Jonathan David i Lille.

Calvert-Lewin është provuar tashmë në Premier League, duke shënuar 13 herë në ligë në sezonin 2019/2020 dhe 16 gola në 2020/21. 24-vjeçari gjithashtu shënoi një tris në fillim të sezonin aktual derisa një thyerje e gishtit të këmbës, e përjashtoi atë nga fusha deri vonë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arsenali arsenali ishte i interesuar dushan vlahovic fituesi i premier league më 2020 juventus dhe fiorentina lojtari i fiorentinës arsenali arsenali ishte i interesuar dushan vlahovic fituesi i premier league më 2020 juventus dhe fiorentina lojtari i fiorentinës

Sondazh

Poll