Sport

Reagon UEFA, javën tjetër drejtuesit e lartë në Tiranë, rrezikohet finalja Europiane

25 Janar 2022, 14:15 Nga DOSJA

TIRANE Fushata zgjedhore për organet drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit prej ditësh po vazhdon në një situatë të intensifikuar tensionesh dhe presionesh të ndryshme, që kanë trazuar jo pak ambientin vendas të komunitetit të futbollit, por edhe atë ndërkombëtar.

Mbrëmjen e së hënës, në përfundim të procesit zgjedhor të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës është vendosur eksploziv në shtëpinë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili në pritje të hetimeve, ka theksuar se do të dëshironte që këtë ngjarje kriminale të mos e lidhte me procesin zgjedhor.

Megjithatë, opinioni sportiv dhe jo vetëm, së bashku me organet e futbollit ndërkombëtar kanë reaguar ashpër për ngjarjen. Top Channel ka kontaktuar me UEFA-n për të sqaruar pozicionin e tyre në këtë proces zgjedhor lidhur edhe me ngjarjet e fundit.

“UEFA është thellësisht e shqetësuar me zhvillimet e fundit në futbollin shqiptar dhe shpreh mbështetjen e saj ndaj presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në vijim të eksplozivit të vendosur në banesën e tij.

Gjatë muajve të fundit, ka patur disa raste të ndërhyrjeve politike në drejtimin e Federatës shqiptare dhe në procesin e saj demokratik zgjedhor, në shkelje të hapur të Statuteve të UEFA-s dhe kjo është qartësisht e paparanueshme.

Në vijim të saj duket se të gjitha këto ngjarje dhe ndërhyrje po çojnë në rrezikimin e zhvillimit të finales së madhe europiane në Shqipëri, siç është ajo e Conference League.

UEFA ka qenë në komunikim të rregullt me Federatën Shqiptare të Futbollit gjatë këtyre muajve për këtë çështje dhe një delegacion i nivelit të lartë do të vizitojë për këtë arsye Shqipërinë në javët në vijim, për të diskutuar çështjet aktuale dhe për të ngritur shqetësimin mbi organizimin e sigurtë të finales së UEFA Conference League 2022 në Tirane, parë nga zhvillimet e fundit,”- përfundon përgjigjja e dhënë nga UEFA për këtë situatë.

Pritet që javën e ardhshme në vendin tonë do të mbërrijë një përfaqësi e nivelit më të lartë të qeverisë Europiane të futbollit, UEFA-s për të takuar drejtuesit e futbollit dhe qeverisë shqiptare.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport armand duka conference leagueconference league fushata zgjedhore në shkelje të hapur të statuteve të uefa-s presidenti armando duka presidenti duka shoqatës rajonale të futbollit të tiranës armand duka conference leagueconference league fushata zgjedhore në shkelje të hapur të statuteve të uefa-s presidenti armando duka presidenti duka shoqatës rajonale të futbollit të tiranës

Sondazh

Poll