Sport

Sejdini për sulmet ndaj FSHF dhe Dukës: “Mbrëmë u sulmua anëtari i KE të UEFA-s”

25 Janar 2022, 14:53 Nga DOSJA

MAQEDONI E VERIUT – Për ngjarjet e rënda që po ndodhin në proçesin zgjedhorë të Federatës Shqiptare të Futbollit ku është përfshirë qeveria e bashkia e Tiranës dhe që si pasojë tensioni e presionet po kalojnë çdo kufi, ka reaguar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Myhamed Sejdini.

Reagimi i plotë 

Shpërthimi para shtëpisë së Armando Dukës, një akt i shëmtuar 

Nuk dua të mendoj me konspiracion për një lidhje ndërmjet aksioneve të fundit të njerëzve të politikës dhe shpërthimit me tritol para shtëpisë së presidentit të FSHF-së, por nuk qëndroj dot indiferent ndaj një veprimi të tillë të shëmtuar. Mbrëmë në fakt u sulmua Anëtari i Komitetit Egzekutiv të UEFA-së, njeriu që mes tjerash bëri që Tirana këtë vit të paktën për një ditë të jetë qendra e futbollit europian me pritjen e finales së Conference League. Impaktit që kjo ndeshje do t’i jep Tiranës dhe Shqipërisë, sigurisht nuk i bëjnë nder aktet si ky i mbrëmshmi.

E mira e vetme e gjithë këtij akti të shëmtuar është se gjithçka kaloi pa lëndime e as që dua ta mendoj, larg qoftë të kishte viktima në njerëz.

Por dëmi gjithsesi se është i madh, posaçërisht nëse llogarisim me syrin e çdo qytetari jashta Shqipërisë e që në aktin e mbrëmshëm shikojnë sulm ndaj futbollit shqiptar.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #bashkiatirane duka fshf zgjedhjet #bashkiatirane duka fshf zgjedhjet

Sondazh

Poll