Sport

Christian Eriksen stërvitet me të rinjtë e Ajaxit: “Dua të kthehem në formë”…

25 Janar 2022, 16:24 Nga DOSJA
Christian Eriksen stërvitet me të rinjtë e Ajaxit: “Dua

HOLANDE – “Legjendat janë gjithmonë të mirëpritura”. Ajax bën pjesë të tij Eriksen, i cili është rikthyer në klubin, ku e nisi karrierën e tij për t’u stërvitur, ndërsa pret të nënshkruajë për një ekip të ri.

Siç u njoftua nga “Harkëtarët”, ish-lojtari i Interit mori “Ok” nga mjekët për të punuar në grup dhe për rrjedhojë ai ka nisur përgatitjet, jo më në mënyrë individuale, por me ekipin e të rinjve të Ajax (që luan në Serinë B holandeze).

29-vjeçari është pranë Brentfordit të Anglisë dhe rikthimit në Premier League, ku edhe Newcastle dhe Leicester e kërkojnë. Chris pritet të vendosë, ndërkohë që është kthyer në shtëpi.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Te Ajax njoh shumë njerëz, është si të kthehem në shtëpi, sepse kam qenë këtu për një kohë të gjatë. Këtu janë të gjitha lehtësitë e nevojshme dhe mund të stërvitem në një nivel të lartë me të rinjtë e Ajax. Për mua është situata ideale për të rifilluar, dua të rikthehem në formë sa më shpejt që të jem gati kur të gjej një klub”,- ka thënë Eriksen për faqen e Ajaxit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ajax bën pjesë të tij eriksen chris pritet të vendosë christian eriksen është rikthyer në fushë danezit christian eriksen gjatë euros ajax bën pjesë të tij eriksen chris pritet të vendosë christian eriksen është rikthyer në fushë danezit christian eriksen gjatë euros

Sondazh

Poll