Sport

Vlahovic zyrtarisht i Juventusit, zbulohet shuma që i shkon Fiorentinës

25 Janar 2022, 12:48 Nga DOSJA
Vlahovic zyrtarisht i Juventusit, zbulohet shuma që i shkon

ITALI- Kur kanë mbetur dhe shtatë ditë deri në mbylljen e merkatos, Juventus ia doli të bënte goditjen e madhe siç ishte transferimi i Dusan Vlahovic. Pasi gjeti marrëveshjen personale me lojtarin, në orët e fundit ka mbërritur edhe marrëveshja me Fiorentinën për 65 milionë euro plus 10 bonuset.

Tani klubi bardhezi do të duhet të lehtësojë skuadrën sa i përket largimeve, të atyre lojtarëve që kanë paga të mëdha duke filluar me Ramsey, Arthur,Morata dhe Bentacur, për të plotësuar shpenzimin e bërë për serbin. Sulmuesi ka nënshkruar deri në vitin 2026 për 7 milionë euro në vit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus vlahovic juventus vlahovic

Sondazh

Poll