Sport

Golat vendosin të ardhmen, Broja në lupën e shumë skuadrave, Chelsea mendon shitjen

25 Janar 2022, 12:57 Nga DOSJA
Golat vendosin të ardhmen, Broja në lupën e shumë skuadrave,

ANGLI-Armando Broja është lojtari i cili i ka rrëmbyer zemrën të gjithë tifozëve të Southamptonit dhe jo vetëm. Sulmuesi është kthyer në një element shumë të rëndësishëm për shenjtorët.

Nuk është sekret që Southampton ka synim për të blerë kartonin e sulmuesit, që është kthyer në një “yll” në skuadër. Trajneri i Chelsea-t Thomas Tuchel është padyshim një admirues i madh i Brojas, i cili para fillimit të sezonit zhvilloi disa miqësore, por sulmuesi dëshiron të luajë rregullisht.

Sipas Tabloidit Express, Chelsea mund ta huazojë sërish lojtarin, por me një numër skuadrash që duket se janë gati të paguajnë para të konsiderueshme për shqiptarin, Chelsea mund të arkëtojë për një lojtar që nuk ka gjasa të jetë zgjedhja e parë në Londrën Perëndimore.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport broja southampton broja southampton

Sondazh

Poll