Sport

Allegri: “Të kesh Ronaldon është avantazh, por fitorja kundër Atletikos nuk është detyrimi i tij”

20 Shkurt 2019, 13:22 Nga DOSJA
Allegri: “Të kesh Ronaldon është avantazh, por fitorja

 

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, është i vetdijshëm se të kesh Cristiano Ronaldon në ekip është avantazh në Champions League, por ai tha se ata nuk janë të detyruar të fitojnë thjesht sepse portugezi po luan për ta.

Ronaldo u tranferua nga Real Madrid korrikun e kaluar pasi fitoi 3 medalje të njëpasnjëshme në Champions League me ‘Los Blancos’.

34 vjeçari nuk ka shfaqur asnjë shenjë përkeqësimi që prej largimit nga La Liga, pasi ka shënuar 19 herë në 24 ndeshje të Seria A.

Për shumë përsona afrimi i Ronaldos në Torino i bëri menjëherë juventinët favorit për të fituar Champions League-n e këtij sezoni, duke marrë parasysh se italianët kanë shkuar 2 herë në finale në 4 të fundit.

Allegri pranoi se prezenca e Ronaldos e ndihmon Juventusin, por nuk do të thotë që prezenca e tij e bën me detyrim fitoren kundër Atletiko-s.

Nuk është çështja tek detyrimi.

Na duhet të luajmë mirë dhe të kemi pak fat. Të kesh Ronaldon është definitivisht një avantazh, por është i gjithë ekipi që duhet të luajë mirë në ndeshje të rëndësishme.

Atletiko Madrid dhe Juventus përballen sonte në orën 21:00 në Champions League për një vend në çerekfinale.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport atletiko madrid juventus cristiano ronaldo massimiliano allegri atletiko madrid juventus cristiano ronaldo massimiliano allegri

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2019, 17:46

Kushëriri i Sala:”Ata e vranë Emilianon”

Kushëriri i të ndjerit Emiliano Sala beson se nëse do të ishte treguar më shumë kujdes gjatë udhëtimit të futbollistit nga Nantes në Cardiff, vdekja e tij nuk d...

Sport 19 Shkurt 2019, 17:02

Roberto Firmino i gatshëm për sfidën me Bayern

Sulmuesi Brazilian, Roberto Firmino, ishte në dyshim nëse do lunate në ndeshjen e sotme kundër Bayern Munich për shkak të një virusi, po mesa duke ai tani është...