Sport

Ja përgjigja që u dha Guardiola kritikëve që e konsiderojnë të mbivlerësuar

20 Shkurt 2019, 13:00 Nga DOSJA
Ja përgjigja që u dha Guardiola kritikëve që e

Pep Guardiola u pyet nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Schalke, nëse mund të konsiderohet trajneri më i mirë i të gjitha kohërave, pasi ai nuk e ka fituar Champions League pa Messin, Xavi-n dhe Iniestë-n.

Përgjigja e trajnerit spanjoll i habiti gazetarët pasi ai çuditërisht ra dakort me këtë mendim.

Bie dakort plotësisht me ta. Nuk do bëj debat asnjë sekondë për këtë, pasi kur isha atje kisha lojtarë të mrekullueshëm.

Gjithashtu në Mynih dhe Manchester kam pasur lojtarë të mirë, por tek Barcelona isha njeri me fat. Më falni që isha me fat, unë bie dakort me ta.

Guardiola e ka fituar Champions League-n 2 herë me Barcelonën kur kishte lojtarë si Xavi, Iniesta dhe Lionel Messin në dispozicion.

Por spanjolli ka dështuar të përsërisë këtë sukses me dy ekipet e tjera, Bayern Munich dhe Manchester City.

48 vjeçari i drejtoi bavarezët në tre gjysmë finale dhe me Manchester Cityn nuk ka arritur akoma t’i kalojë çerek finalet.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport pep guardiola schalke manchester city trajneri me i mire ne histori pep guardiola schalke manchester city trajneri me i mire ne histori

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2019, 17:46

Kushëriri i Sala:”Ata e vranë Emilianon”

Kushëriri i të ndjerit Emiliano Sala beson se nëse do të ishte treguar më shumë kujdes gjatë udhëtimit të futbollistit nga Nantes në Cardiff, vdekja e tij nuk d...

Sport 19 Shkurt 2019, 17:02

Roberto Firmino i gatshëm për sfidën me Bayern

Sulmuesi Brazilian, Roberto Firmino, ishte në dyshim nëse do lunate në ndeshjen e sotme kundër Bayern Munich për shkak të një virusi, po mesa duke ai tani është...