Politike

‘Përmendet ambasadorja vend pa vend’/Rama: Qendër për mbrojtjen kibernetike me SHBA

20 Janar 2022, 10:44 Nga DOSJA
‘Përmendet ambasadorja vend pa vend’/Rama: Qendër për

TIRANË – Kryeministri Edi Rama u shpreh se të gjithë jemi dëshmitarë se sa shumë mosbesim ka pasur në shumë persona realizimi i këtij projekti madhështor në vendin tonë, ndërsa nuk ngurroi të përmendte edhe impaktin e pabesueshëm që ky projekt do të ketë në zhvillimin ekonomik dhe social të Kuçovës dhe zonave përreth.

Rama vijoi më tej duke falënderuar ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë investim, ndërsa bëri me dije se aktualisht dy vendet janë duke folur për një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtjes kibernetike, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë NATO-n.


“Jemi dëshmitarë se sa shumë mosbesim ka pasur kur është dhënë lajmi atëherë se NATO do të ngrinte bazën e saj në Kuçovë. Kishte shumë që thoshin që asnjëherë ky moment nuk do të vinte, kur Kucova do të shndërrohej në vendin ku do të zbatoheshin pesë projekte. Dhe përvec investimeve, do të impaktohet edhe ekonomia, ndërsa në aspektin social zona e Kuçovës do të ketë një përfitim si të ardhur nga qielli. Është bërë një lloj zakoni që përmendet ambasadorja e SHBA vend e pa vend, por këtë herë më duhet ta përmend se, falë anazhimit të drejtpërdrejtë të ambasadores Kim dhe strukturat e tjera përkatëse, jemi duke folur për një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtjes kibernetike, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë NATO-n.”, u shpreh Kryeministri Rama në lidhje me këtë çështje.

LAJMI KRYESOR: Baza e NATO në Kuçovë, nis projekti i zbatimit/Rama: Vlerë e shtuar dhe sfidë për ne

(E.H/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama nis projektimi i bazes ajrore te nato ne kucove edi rama nis projektimi i bazes ajrore te nato ne kucove

Sondazh

Poll