Politike

Meta sulmon Bashën dhe Ramën: Kanë marrëveshje që në 2017

19 Janar 2022, 21:49 Nga DOSJA
Meta sulmon Bashën dhe Ramën: Kanë marrëveshje që

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta sulmoi kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama se kanë marrëveshje bashkëpunimi midis tyre që prej vitit 2017, kur opozita pranoi të futej në zgjedhjet parlamentare, edhe pse akuzonte qeverinë se do t’i vidhte. Në emisionin “Opinion”, Meta tha se të gjitha lëvizjet mes Bashës dhe Ramës nga ai moment janë koordinuar për të goditur vetë atë. Ai e quajti tradhëti aktin e Bashës.

“Që në momentin që lidershipi i PD bënte protesta kundër Ilir Metës që në atë moment çdo gjë ka qenë e mirëkoordinuar. Edhe çadra! Kjo ka qenë e qartë. Unë nuk dua të hyj tani…Djegia e mandateve kujt i shëbeu? Në nivelet e larta ka tradhëti. Deri në 25 prill, Rama ka qenë magjistar. Jam i bindur se demokracia do të rivendoset”, tha Ilir Meta në emisionin “Opinion”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet e 2017 ilir meta zgjedhjet e 2017

Sondazh

Poll