Politike

Ulja pas 16 viteve e eksportit të perimeve,Meta: Obligim atdhetar të ndalet ky trend

20 Janar 2022, 09:53 Nga DOSJA
Ulja pas 16 viteve e eksportit të perimeve,Meta: Obligim atdhetar të

TIRANË – Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar sot i shqetësuar për situatën e bujqësisë në vend. Në një postim në “Facebook”, Presidenti Meta shkruan se ulja e eksporteve të perimeve për herë të parë pas 16 viteve po i heq fermerit dhe bujqësisë tonë një ndër avantazhet e saj të pakta krahasuese në rajon dhe më gjerë.

Kreu i Shtetit thekson më tej në reagimin e tij se, është një obligim atdhetar, që të ndalet me çdo kusht ky trend negativ nga qeveria duke dhënë dhe mënyrat.

Reagimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

“Ulja për herë të parë parë pas 16 viteve e eksporteve të perimeve, po i heq fermerit dhe bujqësisë tonë një ndër avantazhet e saj të pakta krahasuese në rajon dhe më gjerë. Pas rrudhjes alarmante të prodhimit blegtoral dhe pakësimit drastik të numrit të krerëve në këto vitet e fundit, ky është një tjetër tregues mjaft shqetësues për nivelin e ulët të mbështetjes së bujqësisë dhe fshatit, për koston e lartë të papërballueshme të prodhimit bujqësor dhe blegtoral. Kjo është një premisë e rrezikshme për braktisjen e fshatit dhe të vendit nga pamundësia për prodhim dhe shitje. Është një obligim atdhetar, që të ndalet me çdo kusht ky trend negativ nga Qeveria duke rritur mbështetjen për fermerët dhe mbrojtur prodhimin vendas nga konkurrenca e pamëshirshme dhe e pandershme nga importet.”

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike presidenti ilir meta ulen eksportet shqiptare presidenti ilir meta ulen eksportet shqiptare

Sondazh

Poll